Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Japoni, hyn në fuqi ligji i luftës për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore

Japoni, hyn në fuqi ligji i luftës për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore
March 29
10:41 2016

Sot, më 29 mars, është miratuar dhe ka hyrë në fuqi ligji mbi sigurinë ushtarake në Japoni. Vetë kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar me ngulm votimin e këtij ligji në parlament, si dhe mbështetjen e opinionit publik.

Që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, hyn në fuqi ky ligj ku thuhet se ushtria japoneze mund të ndërhyjë në luftë nëse një aleat i saj ndodhet në vështirësi dhe nëse një rast përbën rrezik edhe për Japoninë. Kështu që, ushtria nuk do të veprojë më vetëm në rast agresioni të drejtpërdrejtë me këtë vend, por edhe kur lufta të jetë jashtë territoreve të saj.

Kryeministri japonez është shprehur se ky ligj vjen si nevojë ndaj ndryshimeve të gjeopolitikës ditët e sotme dhe se synimi kryesor mbetet sigurisht garancia e sigurisë së Japonisë, si dhe përforcimi i aleancës me Amerikën.

Komento
Etiketimet
Shperndaje