Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Japonezi Yoshinori Ohsumi fiton çmimin Nobel në Mjekësi

Japonezi Yoshinori Ohsumi fiton çmimin Nobel në Mjekësi
October 03
13:00 2016

Çmimi Nobel në Mjekësi i ka shkuar këtë vit japonezit Yoshinori Ohsumi, i vlerësuar për zbulimet në autofagji, mënyra se si trupi riciklon komponentët e vjetër qelizorë.

Kontributi i tij cilësohet si mjaft i rëndësishëm sepse ndihmon në shpjegimin se çfarë nuk shkon lidhur me një varg sëmundjesh, nga kanceri deri te Parkinsoni.

Profesori vijon aktualisht punën në Institutin e Teknologjisë të Tokios. Teksa bëri të ditur akordimin e këtij çmimi në Stockholm, “Nobel Committee” u shpreh se vlerësohet me Nobel puna  e Yoshinori Ohsumi-t që i hap rrugë kuptimit të shumë proceseve fiziologjike.

Vitin e kaluar, çmimi Nobel në Mjekësi u nda ndër tre shkencëtarë që zhvilluan studime rreth sëmundjes së malaries dhe sëmundjeve të tjera tropikale.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje