Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Japin dorëheqjen 3 gjyqtarët e çështjes së deputetit Mark Frroku. Ja arsyeja…

Japin dorëheqjen 3 gjyqtarët e çështjes së deputetit Mark Frroku. Ja arsyeja…
September 11
14:43 2017

Ditën e sotme, tre gjykatës të Apelit dhanë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së ish-deputetit kristiandemokrat Mark Frroku.

Sipas Ballkanweb, Fatmira Hajdari, Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa iu drejtuan me shkresë zyrtare kryetarit të gjykatës me aktin e dorëheqjes, për shkak se janë në konflikt interesi për të gjykuar dosjen në fjalë. Nëse dorëheqja miratohet, atëherë dosja “Frroku” do të hidhet sërish në short.

Ish-deputeti është dënuar me 7 vite e gjashtë muaj burgim për akuzat e pastrimit të parave, ndërtimit të paligjshëm për qëllime interesi dhe fshehjes së pasurisë. Për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë, Frroku fitoi pafajësinë.

Vendimin e Gjykatës së Tiranës, ish-ligjvënësi e apeloi dhe po zhvillon përballjen në Apel, duke pretenduar pafajësinë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje