Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Janinë, kapen 135 kg marijuanë nga Shqipëria

Janinë, kapen 135 kg marijuanë nga Shqipëria
December 14
11:56 2016

Autoritetet policore greke kanë kapur në Janinë, shumë pranë kufirit, një sasi prej 135 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila po transportohej nga Shqipëria drejt tregut grek.

Droga u kap në një furgon të ngarkuar me gurë dhe u arrestua shoferi shqiptar i furgonit, një 36-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Lënda narkotike ishte futur në 121 pako prej gati 1 kg secila dhe ishte fshehur mirë mes gurëve në brendësi të furgonit.

Ai u ndalua vetëm pak kilometra pasi kishte kaluar kufirin e Kakavijës dhe pasi autoritetet greke patën sinjalizime se mund të kishte të fshehur lëndë narkotike. /Blitz.al/

Shperndaje