Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Jam i pafajshëm!” – Arrestohet Elvis Rroshi!

“Jam i pafajshëm!” – Arrestohet Elvis Rroshi!
June 13
19:27 2016

Arrestohet Kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi!

Me urdhër të Prokurorisë, gjykata ka caktuar masën “Arrest me burg” për Rroshin, i akuzuar për “falsifikim të vulave, të stampave dhe të formularëve”, në plotësimin e të dhënave penale e personale të detyrueshme për t’u shkruar në formularin e vetdeklarimit për “Dekriminalizimin”, sipas nenit 190/1 të Kodit Penal.

Sipas të dhënave, Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin për përdhunim në vitin 1995 në Campobasso të Italisë, dëbimet nga shteti italian dhe ai zvicerjan në vitet 1993 e 1995, arrestimin në Zvicër në vitin 1997, për t’u dëbuar sërish më pas. Gjithashtu ai ka përdorur gjithsej 5 emra të ndryshëm në vendet e Europës.

Vetëm pak minuta më parë Rroshi ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke e deklaruar sërish veten të pafajshëm.

“E mirëpres ballafaqimin me drejtësinë e Sali Berishës dhe do të provoj gjithë pafajësinë time për këtë poshtërsi. Kam angazhuar avokatë të njohur italianë që janë skandalizuar me gjithë këtë sulm ordinerësh ndaj meje. Ata më kanë siguruar se kjo është diçka e pabesueshme dhe betejën, sado e gjatë do ta fitojmë…
…E sigurt është që Kavajën, Sali Berisha nuk ka për ta marrë më edhe sikur shtatë pashë nën dhe të më fusin mashat e tij. Këtu do jemi!” – shprehet ndër të tjera ai, duke akuzuar ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Komento