Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jahti u fik në det, shpëtohen 7 turistë të huaj në Durrës

Jahti u fik në det, shpëtohen 7 turistë të huaj në Durrës
August 14
21:01 2019

Roja bregdetare në Durrës ka arritur të shpëtojë 7 turistë italianë.  Turistët dhanë alarmin për ndihmë kur ishin 5 milje larg portit të Durrësit, pasi jahti i tyre pësoi fikje të motorit për shkak të motit, i cili u shoqërua me erë dhe furtunë. Jahti me flamurin italian ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci.

Gazetarja e“BalkanWeb”, Klodjana Haxhiaj raporton se pas incidentit në mes të detit, shtatë turistët italianë kërkuan menjëherë ndihmën e kapitenerisë së Durrësit, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të treguar, gjithçka nga ky operacion shpëtimi përfundoi pa pasoja.

Kapiteni Taulant Allka është shprehur se strukturat portuale janë angazhuar në kohë dhe falë ndihmës së shpejtë,  jahti me shtatë turistët italianë është ankoruar në breg, ndërsa raportohet se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje