Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jahjaga për VOA-n: Pozitive përpjekjet kundër terrorizmit, këtë vit asnjë kosovar s’iu bashkua ISIS-it

Jahjaga për VOA-n: Pozitive përpjekjet kundër terrorizmit, këtë vit asnjë kosovar s’iu bashkua ISIS-it
March 24
18:51 2016

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foli për krizën e thellë politike në Kosovë, si dhe terrorizmin. Ajo gjendet në SHBA me rastin e një vizite zyrtare, me ftesë të zv/presidentit Joe Biden.

E pyetur për situatën politike në Kosovë, Presidentja tha se zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes dialogut, diçka që ua ka bërë disa herë të ditur palëve.

“Unë i kam apeluar opozitës se forca e argumentit nuk duhet të tregohet me gaz lotsjellës, ashtu siç dhe i kam thënë pozitës se demokracia nuk mund të bëhet me arrogancën e numrave”, – u shpreh ajo.

Në vijim, presidentja Jahjaga foli edhe për luftën ndaj terrorizmit, teksa theksoi se është bërë një punë e jashtëzakonshme nga institucionet përkatëse.

“Vendi ynë, ashtu si çdo vend tjetër, nuk mund të jetë imun ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit. Unë kam qenë e pakompromis sa i përket kësaj lufte. Kosova këtij fenomeni i është qasur me veprime konkrete nga çdo kënd, me një punë jashtëzakonisht të mirë nga organet kompetente në vend”, – tha Jahjaga teksa theksoi se gjatë këtij viti, asnjë qytetar kosovar nuk u është bashkuar luftërave fetare në Siri dhe Irak.

Etiketimet
Shperndaje