Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jahjaga në SHBA, pritet nga zv/presidenti Biden

Jahjaga në SHBA, pritet nga zv/presidenti Biden
March 23
19:05 2016

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbërritur në Washington me ftesë të zv/presidentit Joe Biden. Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shprehet: “Sot në Washington u prita në Shtëpinë e Bardhë nga Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden. Krenare për marrëdhëniet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë nga mediat vendase. Ende nuk dihen temat që do të diskutohen përkatësisht, megjithatë burime të “Klan Kosovës” shprehen se disa nga temat do të jenë: sfidat e Kosovës në arenën ndërkombëtare, fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë, e ardhmja euroatlantike e Kosovës, beteja kundër ekstremizmit fetar, lufta kundër korrupsionit, sfidat nga e kaluar dhe viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Etiketimet
Shperndaje