Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jahjaga në festë për të thënë lamtumirë

Jahjaga në festë për të thënë lamtumirë
April 06
07:38 2016

Atifete Jahjaga është një nga figurat më të diskutuara politike në Kosovë, kjo edhe sepse ishte hera e parë që një femër Presidente u përkrah dhe u duartrokit si shenjë emancipimi për shoqërinë kosovare, por, edhe sepse kjo e fundit erdhi në krye të shtetit pas një kompromisi politik nëpërmjet liderëve kryesorë pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit. Jahjaga e nisi rrugëtimin e saj si Presidente më 22 shkurt të 2011 dhe tashmë ajo e ka liruar këtë post për Presidentin e ri të mandatuar, Hashim Thacin.

Edhe pse pati disa polemika nëse Jahjaga u largua më shpejtë sec thuhet në ligj, apo ajo e kishte tejkaluar qendrimin e saj në postin e Presidentes, duket se këto zëra janë shuar pasi vetë Atifete Jahjaga e ka zyrtarizuar këtë largim duke mbledhur mbrëmjen e sotme politikanë, biznesmenë, artistë, figura të showbizit si dhe njerëz të medias të Kosovës në një festë lamtumire, në një prej hoteleve më në zë në Kosovë.

Duket se gjatë këtij rrugëtimi, Jahjaga ka fituar miq, bashkëpuntorë e përkrahës që edhe kanë pranuar ftesën për në festën e saj të largimit, për ti dhënë këtij momenti edhe më tepër vlerë e për ta mbyllur këtë etapë të karrierës së saj duke ndarë momente gëzimi.

Etiketimet
Shperndaje