Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja skuadrat që nuk kanë humbur ende në këtë sezon

Ja skuadrat që nuk kanë humbur ende në këtë sezon
January 09
16:29 2017

Që prej nisjes së këtij sezoni futbollistik, në Europë janë disa ekipe që ende nuk e kanë njohur humbjen në kampionatet e tyre përkatëse.

5 skuadra nuk kanë humbur ende, ndërkohë që 5 të tjera janë mundur vetëm nga 1 herë.

4 prej tyre komandojnë përkatësisht kampionatet: spanjoll, turk, ukrainas dhe shqiptar, ndërkohë që skuadra e pestë është një specialiste barazimesh në Gjermani.

Spikat ekipi kryesues i Superligës Shqiptare, Kukësi, që me 9 fitore dhe 9 barazime ka arritur që deri tani të mos humbasë asnjë ndeshje, duke ecur kështu i sigurt drejt titullit të parë historik për këtë vit.

5 ekipet që nuk njohin humbje janë:

  1. Real Madrid (Spanjë, 12 fitore e 4 barazime)
  2. Shakhtar Donetsk (Ukrainë, 16 fitore e 2 barazime)
  3. İstanbul Başakşehir (Turqi, 10 fitore e 6 barazime)
  4. Hoffenheim (Gjermani, 6 fitore e 10 barazime)
  5. Kukësi (Shqipëri, 9 fitore, 9 barazime)

5 ekipet që janë mundur vetëm nga një herë janë:

a. Bayern Munich (Gjermani)
b. Porto (Portugali)
c. Benfika (Portugali)
d. Nice (Francë)
e. Beşiktaş (Turqi)

 

Shperndaje