Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si u largua gjyqtarja Andrea jashtë vendit, pak orë para masës së sigurisë

Ja si u largua gjyqtarja Andrea jashtë vendit, pak orë para masës së sigurisë
July 17
12:01 2016

Lindin dyshime të forta se gjyqtarja Majlinda Andrea, e cila u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për një rast korrupsioni me vlerën e 50 mijë eurove për një vendim gjykate për pronat në jug të vendit, të jetë njoftuar nga persona brenda Gjykatës së Lartë për vendimin që do të jepej pasditen e djeshme.

Sipas asaj që raporton “Panorama”, është zbuluar se Andrea ka udhëtuar me tragetin e linjës Durrës-Bari, disa orë para se kolegët e saj të Gjykatës së Lartë të merrnin vendimin për ta pezulluar nga detyra. Është lëshuar gjithashtu edhe urdhër-arresti ndaj bashkëshortit të saj Odhise Andrea të përfshirë në çështje, por që nuk u vu dot në zbatim pikërisht sepse të dy së bashku me 2 fëmijët u larguan drejt Italisë.

Edhe nga verifikimi i sistemit TIMS, rezulton se ata kanë kaluar jashtë kufijve të vendit mbrëmjen e së premtes.

Komento