Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja shakaja që u bëri Tahiri shqiptarëve…

Ja shakaja që u bëri Tahiri shqiptarëve…
April 01
18:55 2016

 

Jo pak bujë bëri lajmi se në emisionin “Stop” në TV Klan qarkullon një video, ku pjesëmarrës është edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në video, Saimir Tahiri, në një bashkëbisedim me një femër, flet për disa çështje shumë delikate. Fillimisht ai pranon se 21 deputetë nga Partia Socialiste janë në listën e atyre që mund t’u refuzohet viza amerikane, pra janë të inkriminuar, ndërkohë që kryeministri Rama thotë vazhdimisht se brenda PS-së nuk ka asnjë deputet të lidhur me krimin, as në të shkuarën dhe as në këtë moment.

Gjithashtu në video ministri Tahiri pranon se në verë do të ketë zgjedhje të parakohshme, duke i thënë bashkëbisedueses se bën mirë që të mos largohet nga vendi në atë periudhë, sepse duhen sa më shumë vota.

Fillimisht u aludua se ishte e gjitha shaka për 1 prillin dhe mirë u bë, sepse ishte me të vërtetë shaka për 1 prillin! Tahiri, vetë i pranishëm në studio, pranoi se ishte shaka dhe mënyra e tij për t’u uruar të gjithëve 1 prillin, ndërsa pyetjes së Saimir Kodrës nëse ai ka gënjyer 364 ditët e tjera të vitit, ministri i është përgjigjur se ka gënjyer vetëm duke përdorur gënjeshtra të bardha.

 

Etiketimet
Shperndaje