Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja pse “Lufra” & “Erzeni” rrezikojnë jetën e konsumatorëve.

Ja pse “Lufra” & “Erzeni” rrezikojnë jetën e konsumatorëve.
June 12
21:13 2016

Jo gjithmonë konsumatori ka siguri për produktet ushqimore që përdor.  Shpesh, fabrika të ndryshme ushqimore kanë hasur probleme, të cilat ndikojnë dhe rrezikojnë konsumatorin.

Së fundmi, sipas telegraf.al dy kompanitë e mëdha të bulmetit “Lufra” dhe “Erzeni” jo vetëm që abuzojnë me përzierjen e  qumështit pluhur me qumësht natyral, por  përdorin reagentin “Benzoat” më shumë seç është masa e lejuar.  Reagenti “Benzoat” është një antioksidant, i cili shton jetëgjatësinë e produkteve. Por ai duhet të përdoret 150 gr për 100 litër qumësht ndërkohë që në  këto kompani përdorin deri në 500-600 gr për 100 litër. Përdorimi i tepërt i “Benzoatit”  është një abuzim në cilësi dhe një  antioksidues i rrezikshëm për jetën e konsumatorëve. Pra qumështi nuk është 100 % natyral siç thuhet nëpër reklamat e këtyre kompanive.

Njerëz që kanë punuar në këto kompani kanë përhapur këtë lajm dhe paralajmërojnë njerëzit për rrezikun që mund ti presë. Por ende pritet një informacion i detajuar dhe një konfirmim i mëtejshëm.

Komento
Etiketimet
Shperndaje