Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja ndryshimet e deklaratave të Trump-it para dhe pas votimit për president

Ja ndryshimet e deklaratave të Trump-it para dhe pas votimit për president
November 25
11:57 2016

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një fushatë elektorale me fraza pikante e të forta, që bënë për vete miliona amerikanë. Por duket se shumë prej fjalëve të tij kanë qenë për efekt elektoral, pasi menjëherë pas fitores, Trump ka ndryshuar shumë prej atyre që ka thënë, gati në 180 gradë.

Ja çfarë ka thënë dhe çfarë thotë Trump tani.

Tha para zgjedhjeve (për Hillary-n): Hillary duhet futur në burg. Do t’i them ministrit të Drejtësisë që të emërojë një prokuror special për hetime ndaj atyre që ka bërë Hillary.

Thotë pas zgjedhjeve: Nuk do ta dërgoj në burg Clinton-in. Kam prioritete të tjera. Ka vuajtur mjaftueshëm deri tani, në forma të ndryshme.

 

 Tha para zgjedhjeve (për mjekësinë e Obama-s): Reforma e shëndetësisë do të hidhet poshtë sepse ka shumë padrejtësi për privatët.

Thotë pas zgjedhjeve: Baza e reformës së shëndetësisë nuk do të ndryshojë.

 

 Tha para zgjedhjeve (muri me Meksikën): Do të ndërtoj një mur gjigant në kufi me Meksikën për të ndaluar emigrantët e paligjshëm dhe do ta detyroj Meksikën ta paguajë atë. Mbajini mend këto fjalë!

Thotë pas zgjedhjeve: Do të mjaftonte një mbyllje e kufirit me Meksikën në disa pjesë të tij.

 

Tha para zgjedhjeve (deportimi i emigrantëve): Të gjithë emigrantët e paligjshëm do të deportohen në vendet e tyre.

Thotë pas zgjedhjeve: Do të deportohen ata që janë pa letra, jo të gjithë emigrantët.

Tha para zgjedhjeve (për myslimanët): Nuk do të pranohen myslimanët në SHBA, nëse nuk jemi të bindur në detaje për arsyet se pse vijnë dhe qëllimet e tyre këtu.

Thotë pas zgjedhjeve: Për sa kohë nuk kemi një mekanizëm kontrolli të plotë, do të ndalohen në Amerikë vetëm ata për të cilët kemi dyshime të forta se mund të përbëjnë rrezik.

Përkthyer nga “Corriere della Sera”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje