Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja cili është gjyqtari që liroi Lulzim Berishën

Ja cili është gjyqtari që liroi Lulzim Berishën
December 09
13:56 2016

Tritan Hamitaj është gjyqtari i Durrësit që la të lirë të fortin e Durrësit, Lulzim Berishën, me arsyetimin se ai ka qenë i sëmurë rëndë dhe i rrezikohej jeta në burg.

Gjithsesi, deri tani vendimi i gjykatës nuk është zbardhur ende dhe pritet zbardhja e tij për të kuptuar të shkruar në detaje arsyetimin e gjykatës.

Por cili është gjykatësi që liroi Lulzim Berishën, një nga personat e cilësuar si kapo i Durrësit?

Tritan Hamitaj ka qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por që prej 21 nëntorit të këtij viti është emëruar nga presidenti Bujar Nishani në Gjykatën e Apelit të Durrësit.

Ja vendimi i presidentit:

hamitaj-presidenti

 

Dhe kur nuk është mbushur ende muaji nga emërimi, ai ka liruar një prej personave që është cilësuar si tepër i rrezikshëm nga prokuroria, e cila nga ana e saj kishte kërkuar burgim të përjetshëm.

 

Por cila është pasuria e gjyqtarit Hamitaj dhe të dhënat e deklaruara nga ai?

Fotoja e mëposhtme është shkëputur nga gazeta “Shekulli” dhe i përket vitit 2015:

hamitaj

Kjo nuk është hera e parë që Hamitaj diskutohet për vendimet e tij. Edhe në vitin 2014 ai u vendos në qendër të vëmendjes me vendimet e tij, për shkak të lënies së lirë të një personi të dënuar me 10 vite burg, që akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë.

Tritan Hamitaj ka vendosur të mos marrë asnjë vendim për caktimin e masës së sigurisë duke lënë “de jure” të lirë shtetasin Shpëtim Mema, të arrestuar nga policia. Sipas Hamitajt, i arrestuari ka pasur një dënim prej 10 vitesh burg për të shlyer dhe kjo ka shërbyer që ai të mos marrë asnjë masë.  /Blitz.al/

Shperndaje