Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja çfarë shkruan gazeta “The Guardian” për kryeministrin Rama

Ja çfarë shkruan gazeta “The Guardian” për kryeministrin Rama
November 15
12:34 2016

Gazeta e mirënjohur britanike “The Guardian” ka bërë një artikull për kryeministrin Rama, lidhur me ekspozitën e tij në New York ditët e fundit.

Artikulli flet për kreun e qeverisë, zyrën e tij me dhjetëra piktura, ngjyra-ngjyra, duke theksuar se as ish-presidenti amerikan George Bush nuk ka arritur të ekspozojë jashtë librarisë së tij në Dallas.

Artikulli më pas bën një rezyme të gjithë punës së Ramës në krye të qeverisë, duke nisur me fitoren e thellë në zgjedhjet e vitit 2013 e më pas për të kaluar te reformat me radhë të qeverisë përgjatë këtyre 3 viteve.

Ja çfarë shkruan ndër të tjera gazeta:

“Ne mund të debatojmë se cili vend ka zyrën më të bukur mes Elysses në Paris, Kremlinit në Rusi apo Pekinit. Por asnjë lider nuk ka një zyrë të ngjashme me atë të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë. Muret e zyrës së tij janë të mbuluara nga mijëra vizatime të shumëngjyrshme, abstraksione. “Nëse arti nuk mund ta bëjë politikën më të shëndetshme, politika me çmendurinë e saj mund ta bëjë artin më të mirë”,- thotë Rama.

Më tej, gazeta bën një rikthim në jetën e karrierën e kryeministrit, që nga koha e diktaturës e më vonë me karrierën e tij në Bashkinë e Tiranës si kryetar e tashmë si kreu i Partisë Socialiste. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje