Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Izoloi në banesë të ëmën, pranga 47-vjeçarit me probleme mendore

Izoloi në banesë të ëmën, pranga 47-vjeçarit me probleme mendore
September 09
17:33 2016

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Gëzim Mustafaj, 47 vjeç, një person me probleme mendore që akuzohet se ka izoluar në banesë nënën e tij.

Pas katër orësh negociata, policia, në bashkëpunim me forcat RENEA, ka mundur të arrestojë shtetasin Mustafa, banues në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Arrestimi i tij u krye pas marrjes së një telefonate.

Mësohet se për disa ditë, ai nuk e ka lejuar nënën e tij, 76-vjeçaren N. M., që të dalë nga banesa, e veç kësaj i ka ndaluar trajtimin me ilaçe duke u bërë shkak për përkeqësimin e gjendjes së saj.

“Pas punës mirë policore dhe negocimeve u arrit të neutralizohej dhe është dërguar në Spitalin Nr. 5 Tiranë për mjekim më të specializuar”, – vijon më tej komunikata e policisë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje