Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Iu ndalua hyrja në SHBA, reagon Tom Doshi: “Të ma vërtetojnë korrupsionin!”

Iu ndalua hyrja në SHBA, reagon Tom Doshi: “Të ma vërtetojnë korrupsionin!”
April 16
19:05 2018

Ditën e sotme, DASH bëri publik njoftimin ku ndalonte hyrjen në territorin amerikan të deputetit Doshi dhe familjarëve të tij.

Sipas organit qeveritar, ata kanë të dhëna që implikojnë Tom Doshin në raste korrupsioni dhe për shkak të kësaj, ai dhe njerëzit e afërt me të e kanë të pamundur hyrjen në SHBA.

Menjëherë pas publikimit të këtij njoftimi, ka ardhur edhe reagimi i deputetit shqiptar.
Në një lidhje telefonike për News24, Doshi ka mohuar çdo akuzë të DASH.

INTERVISTA – Balkanweb

  • Zoti Doshi si u njoftuat për këtë lajm?
    – U njoftova prej jush që më morët në telefon
  • S’kishit dijeni?
    – Jo jo se dija. Ala skam mbaruar drekën. E para fëmijët e mi kanë pasaportë australiane, s’kanë nevojën për vizë amerikane. As gruaja ime dhe as fëmijët e mi s’kanë qenë në Amerikë. Unë kam qenë në Amerikë, kam aplikuar në ambasadë kur kam qenë në hetim, siç e dini. Nuk më është thënë që më refuzohet kërkesa. Unë kisha një konflikt me kryeprokurorin (Adriatik Llallën) siç dihet. Dhe këtu ngeli çështja, vetëm tek kërkesa. Për punë korrupsioni skam firmosur asnjëherë. Jam opozitar, skam qenë kurë në pushtet.
  • A keni komente lidhur me akuzat që ju bëri DASH, se akuzoheni për korrupsion?
    – Me bërë korrupsion, duhet të jesh ministër, kryeministër. S’jam marrë asnjëherë me tendra dhe skam pasur lidhje. Jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri.
  • Përse mendoni se DASH duhej të thoshte kështu?
    – Kjo është puna e tyre, që janë marrë me këtë çështje. Unë jam i pastër dhe s’kam frikë. Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme.
  • Çfarë do të bëni tani? Cilat janë hapat që do të ndërmerrni?
  • S’ja vlen të merrem me këtë punë. E ndjej veten të pastër. Skam probleme si Adriatik Llalla që merret me korrupsion. Unë do kërkoj të drejtën time, kjo është arsyeja për sot. Një akuzë e tillë…ju e shihni se si CNN sulmon Trump që ‘ka blerë zgjedhjet’ dhe ai vazhdon e bën presidentin. Ju mediat e bëni kaq të madhe (Qesh). Kush është në politik, do goditet.
  • S’është një media që e thotë, por DASH. A keni frikë ju që mund të hapet hetim nga prokuroria?
    – Për ça të kem frikë unë? A jeni në terezi? A e merrni vesh? A po e merr vesh?! Mos bëni pyetje budallaqe. Jam njeri më i votuar në Shqipëri. Populli më ka votuar, mos u merrni me këto ça thuhen. Me këto tenderat ca thoni ju. Unë paguaj taksa dhe jam në rregull me shtetin. Mos u shqetësoni për mua. Po për Llallën a keni ndonjë lajm, a do arrestohet apo jo?
  • Akoma jo. Ne presim nga ju…
  • Doshi: Ahh. Faleminderit.
Komento
Shperndaje