Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Italianët, grabitje në kurriz të shqiptarëve

Italianët, grabitje në kurriz të shqiptarëve
March 16
12:07 2016

Çudia ka ndodhur, edhe pse ndoshta nuk do ta besoni. Dy italianë janë shtirur si shqiptarë dhe kanë kryer grabitje të njëpasnjëshme në Itali. Shtetasit Alessandro Carminitana 27 vjeç dhe Fabrizio Cerenza 47 vjeç janë vënë në pranga me akuzën e grabitjes. Më datën 19 janar, dy shtetasit italianë kanë hyrë në një banesë në Fenegro, në pronësi të shtetasit Adriano Uboldi, një biznesmen i njohur në zonë dhe kanë grabitur sende me vlerë.

Sipas informatave, italianët, duke përdorur dialekt shqiptar, kanë pyetur të zotin e shtëpisë se ku ndodhej kasaforta. Pas grabitjes, ata janë larguar menjëherë duke u shpëtuar përkohësisht autoriteteve, por më vonë është bërë e mundur kapja e dy grabitësve mashtrues.

Komento
Shperndaje