Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Qeveria, 50 milionë euro për rindërtimin e vendit

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Qeveria, 50 milionë euro për rindërtimin e vendit
August 25
22:18 2016

Qeveria Italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas tërmetit shkatërrues që goditi Italinë qëndrore një ditë më parë.

Kryeministri Matteo Renzi ka bërë të ditur se qeveria vendosi të akordojë një vlerë fillestare prej 50 milionë euro në funksion të emergjencës së shkaktuar nga tërmeti. Ai ka pohuar se prioriteti kryesor i të gjithë vendit është rindërtimi i zonave të shkatërruara.

Deri tani numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të një dite më parë shkon në 250 dhe raportohet se me qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje