Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Italia përcjell drejt banesës së fundit viktimat e tërmetit tragjik, sërish lëkundje të reja

August 27
09:21 2016

Italia e ka shpallur ditën e sotme ditë zie Kombëtare për 283 viktimat që humbën jetën si pasojë e  tërmetit që goditi Italinë qëndrore ditën e mërkurë.  Pritet që sot të përcillen drejt banesës së fundit shumë prej viktimave të Arquata del Tronto dhe Pescara del Tronto, për t’u ndjekur më pas në orën 11.30 në Ascoli Piceno, nën prezencën e Kreut të Shtetit, Sergio Mattarella dhe kryeministrit, Matteo Renzi.

Numri i viktimave sipas mediave italiane ka shkuar në 283 paraditen e sotme dhe dëmet material janë të pallogaritshme pasi shumica e godinave nuk ekzistojnë më. Besohet se ka ende disa të humbur, por nuk ka një numër të saktë. Mes viktimave të tërmetit është edhe shqiptari Erjon Toro nga Fieri, i cili do të varroset në vendlindjen e tij në fshatin Kurjan.

Njëzetepesë lëkundje tërmeti janë regjistruar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës e Vullkanologjisë gjatë mesnatës, si dhe në orët e para të mëngjesit në Italinë Qendrore. Ora 3 ka shënuar lëkundje me magnitudë 2.0 dhe më e forta ishte 3.2 e regjistruar në provincën e Ascoli Piceno në orën 1:13 minuta. Epiqendra e tërmetit ka qenë sërish Ascoli dhe provinca di Rieti e Perugia./Blitz.al/

Shperndaje