Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Italia kërkon 17 mijë punëtorë sezonalë. Mësoni sektorët ku të aplikoni

Italia kërkon 17 mijë punëtorë sezonalë. Mësoni sektorët ku të aplikoni
January 18
15:59 2017

Vendi ynë fqinj, Italia, kërkon një numër relativisht të lartë punëtorësh sezonalë në disa sektorë dhe kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe hoteleri-turizmit.

Vendet nga të cilat mund të aplikojnë qytetarët janë përpos Shqipërisë edhe vende si: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe vende të tjera afrikane, shkruan Shqiptariitalise.com.

“Flukset për punonjësit sezonalë nuk mund të përdoren nga kush ndodhet tashmë në Itali pa pasur leje qëndrimi apo për të punësuar punonjës në sektorë të ndryshëm nga bujqësia e turizmi. Objektivi është të ndalohen “kërkesat e rreme” që sidoqoftë nuk kanë asnjë shpresë të pranohen, por që mbingarkojnë sistemin në dëm të punonjësve sezonalë e të ndërmarrjeve që kanë efektivisht nevojë urgjente për ta”,- tha Romano Magrini, përgjegjës për politikat e punës në Coldiretti.

molle

Hyrjet e reja do të autorizohen nga një dekret fluksesh që do të përmbajë edhe kuota hyrjesh josezonale (sipas disa kritereve strikte, si për shembull që punonjësi të ketë marrë pjesë në kurse të veçanta formimi në atdhe), si edhe kuota për konvertime leje qëndrimesh. Teksti, që mund të shpallet javët e ardhshme, do të përcaktojë edhe datat nga të cilat mund të nisen kërkesat online, të ashtuquajturat “click day”.

Ndërkaq, kanë ndryshuar disa rregulla mbi hyrjen e qëndrimin e punonjësve sezonalë. Mes të tjerash, janë specifikuar me ligj sektorët e punësimit sezonal, janë thjeshtëzuar hyrjet shumëvjeçare të punonjësve që kanë qenë në Itali vitet e mëparshme e janë përcaktuar norma më shtrënguese mbi strehimin dhe kundër ndërmarrjeve që sjellin punonjës të huaj në Itali, por nuk i punësojnë. Ja një kuadër më i detajuar i risive normative dhe shpjegimet e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punës.

ndertim

Me gjithë të papunët që ka tashmë Italia, italianë e të huaj, ç’nevojë ka për hyrje të reja? “Puna e rastësishme në fusha po thith një pjesë të të papunëve, por ka mijëra punonjës të huaj që prej vitesh vijnë për disa muaj në Itali e kanë një marrëdhënie pune të ngushtë e të strukturuar tashmë me ndërmarrjet. Janë të formuar, jo vetëm profesionalisht por edhe në aspektin e sigurisë, ndaj janë të pazëvendësueshëm. Kuotat e reja janë sidoqoftë të domosdoshme”, – shpjegon Magrini.

Por është për t’u pritur gjithashtu që shumë nga ato 17 mijë kuota, për shkak edhe të informacionit të paktë dhe orekseve të paligjshme të ndonjë ndërmjetësuesi, të keqpërdoren. “Do të ketë me siguri shumë kërkesa të paraqitura pa përmbushur kriteret, të destinuara sidoqoftë të mos pranohen. Është një fenomen që mund të luftohet seriozisht vetëm duke kaluar të gjitha kërkesat nga organizatat e kategorisë, që mund t’i filtrojnë e të nisin vetëm ato pas të cilave ka një ofertë të vërtetë pune sezonale. E propozojmë prej vitesh këtë gjë”,- përfundon Magrini.

Komento
Shperndaje