Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali – Shqiptarja, kundravajtje në autostradë, po kërkonte Pokemon-a

Itali – Shqiptarja, kundravajtje në autostradë, po kërkonte Pokemon-a
August 06
14:35 2016

Një vajzë 19-vjeçare shqiptare është gjobitur nga policia rrugore në Itali pasi kishte hyrë kundravajtje në autostradë për të luajtur lojën “Pokemon Go”.

Aktualisht kjo është një nga lojërat më të parapëlqyera që ka çmendur botën. 19-vjeçarja është ndaluar nga policia rrugore në orën 3.00 të mëngjesit ndërsa po udhëtonte në drejtim të kundërt të aksit në një autostradë në Firence dhe kur policët e kanë ndaluar ajo e ka kuptuar gabimin dhe ka thënë: “Më falni, po kërkoja Pokemon-a”. Vajza ka qenë e shoqëruar mga i vëllai dhe loja i ka kushtuar asaj një gjobë për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe iu hoqën katër pikë nga patenta./Blitz.al/

Komento
Shperndaje