Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali – Shkatërrohet banda shqiptare e prostitucionit, 22 të arrestuar

Itali – Shkatërrohet banda shqiptare e prostitucionit, 22 të arrestuar
September 14
11:15 2018

Shkatërrohet një bandë shqiptare që merrej me prostitucion në Itali, ndërsa në pranga kanë rënë 22 persona. Mediat italiane raportojnë sot se grupi kriminal akuzohet për “Shfrytëzim të rëndë prostitucioni”.

Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, aksioni për ndalimin e kësaj bande u realizua nga policia e Milanos, ndërsa kontrolle u ushtruan në të gjithë Lombardinë. “Milano Today” ka shkruar se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë, përveç një gruaje rumune, ndërkohë që nuk zbulohet ende identiteti i tyre. Po ashtu policia sekuestroi edhe 25 mijë euro.

Mësohet se grupi në fjalë shfrytëzonte vajzat për prostitucion në zonat Brianza dhe Como. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje