Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, shkatërrohet banda e 22 shqiptarëve. Trafikonin drogë dhe grabisnin me uniformat e policisë

Itali, shkatërrohet banda e 22 shqiptarëve. Trafikonin drogë dhe grabisnin me uniformat e policisë
June 10
10:59 2016

Një bandë kriminale prej 22 shqiptarësh është shkatërruar nga policia italiane, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni ka vënë në lëvizje policinë e Anconës, Cuneo-s, Padovës, Pratos dhe Viterbos  e për finalizimin e tij janë përfshirë rreth 100 policë. Banda vepronte prej vitesh në Itali dhe janë akuzuar se merreshin me importimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, si dhe  grabitje me armë.

Ata vepronin në rrethinat e Romës ndërsa bazën e kishin në  zonat e Torvaianica, Pomezia dhe Ardea afër kryeqytetit. Policia italiane ka gjetur dhe konfiskuar në cilësin e provës materiale 350 kg marijuanë, 500 kg kokainë, pistoleta d4 dhe veshje të policisë italiane të përdorura këto në funksion të aktivitetit të tyre kriminal.

Komento
Shperndaje