Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, sërish lëkundje të forta në zonat e prekura

Itali, sërish lëkundje të forta në zonat e prekura
August 25
15:15 2016

Lëkundje të tjera të forta me magnitudë 4.3 ballë kanë tronditur sërish Italinë. Ato janë ndierë në komunat Accumoli dhe Amatrice, të prekura nga tërmeti 6.2 ballë. Në këto dy qytete, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve apo viktimave.

Më shumë se 4,300 punëtorë të shërbimit të urgjencës janë duke përdorur mjete të rënda për zhvendosjen e mbeturinave.

Të paktën 241 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tërmeti 6.2 ballë, ndërkohë që sipas Ministrisë italiane të Shëndetësisë, kjo shifër pritet të rritet. Ajo ka bërë të ditur se shumica e viktimave janë fëmijë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje