Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, sekuestrohen 700 kg kanabis që vinin nga Shqipëria, me vlerë 5 milionë euro

Itali, sekuestrohen 700 kg kanabis që vinin nga Shqipëria, me vlerë 5 milionë euro
October 25
11:25 2016

Mbrëmjen e djeshme, policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 700 kg kanabis në brigjet e Barit, e cila transportohej me një skaf që vinte nga Shqipëria. Mediat italiane bënë me dije se një mjet lundrues u identifikua gjatë mbrëmjes në radarin e policisë italiane.

Pas kontrollit, policia sekuestroi sasinë e drogës me vlerë 5 milionë euro në treg dhe arrestoi skafistin italian, të ndaluar disa herë nga policia për trafik droge. Është vënë në pranga Renato Colasuonno, 64 vjeç.

Gjatë dëshmisë, ai ka bërë të ditur për policinë se lëndën narkotike e kishte marrë në Shqipëri. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje