Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, përfundon makthi, bilanci 29 të vdekur, 11 të mbijetuar

Itali, përfundon makthi, bilanci 29 të vdekur, 11 të mbijetuar
January 26
12:00 2017

Pas 10 ditësh kërkimi dhe ankthi poshtë rrënojave të një hoteli në Itali, bilanci përfundimtar është 29 të vdekur dhe 11 të mbijetuar.

Hoteli Rigopiano në Abruzzo të Italisë, i cili u godit pak ditë më parë nga orteku u rrënua totalisht, dhe zjarrfikësit kanë qenë në kërkim të të mbijetuarve të mundshëm, por arritën të shpëtojnë vetëm 11 persona.

Mes të mbijetuarve ishin dhe 4 fëmijë.

Vetë kryeministri Gentiloni tha se nuk ishte marrë seriozisht rreziku i ortekut, por ka vlerësuar punën  e ekipeve të shpëtimit.

Orteku peshonte 120.000 ton dhe forca goditëse ndaj hotelit ishte totalisht shkatërruese.

Pjesa më e madhe e personave ndërruan jetë pasi u goditën nga rënia e armaturave të hotelit, ndërkohë që pak prej tyre kishin ndërruar jetë nga asfiksia ose e ftohta. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje