Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, operacioni kundër drogës, arrestohen 45 persona. Marijuana vinte nga Shqipëria

Itali, operacioni kundër drogës, arrestohen 45 persona. Marijuana vinte nga Shqipëria
November 23
09:18 2016

Autoritetet policore italiane kanë zhvilluar një  operacion kundër drogës, në sajë të së cilit janë arrestuar 45 persona.

Trafiku i drogës kalonte nga Peruja, Holanda, si dhe Shqipëria, shkruajnë mediat italiane, ndërkohë që qendra e trafikantëve ka qenë zona e Milanos.

Bëhet me dije se hetimi ka nisur që prej nëntorit të vitit 2013 dhe ka sjellë në zbulimin e këtij grupi kriminal të përbërë nga italianë, amerikano-jugorë dhe shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se nga Shqipëria trafikohej marijuana, por ndërkohë deri në këto momente nuk raportohet nëse janë arrestuar shtetas shqiptarë ose jo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje