Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, ndërron jetë vogëlushja 3-vjeçare shqiptare me meningjit

Itali, ndërron jetë vogëlushja 3-vjeçare shqiptare me meningjit
February 28
14:43 2017

Një vajzë e vogël shqiptare, vetëm 3 vjeçe, ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i bëjë ballë sëmundjes së meningjitit.

Vogëlushja ndodhej e shtruar prej 24 orësh në spitalin civil të Breshias në Itali dhe raportohej në gjendje kritike prej pak ditësh, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë dhe tashmë është bërë me dije nga mediat italiane.

Të njëjtat media shkruajnë se nga policia është hapur një hetim për 22 mjekë të cilët u përfshinë në mjekimin e vogëlushes, 7 në spitalin Maggiore të Kremones dhe 5 në spitalin civil të Breshias.

Vetë prindërit kanë kërkuar të hidhet dritë mbi rastin në fjalë.

Në trupin e vogëlushes është kryer autopsia dhe vetë rasti është trajtuar si vrasje.

Mbi bazën e asaj që shkruhet, meningjiti te vajza ka ardhur nga një formë infeksioni nga veshi, por hetime të mëtejshme do të zbardhin më në detaje atë që ka ndodhur.

Nuk bëhet me dije identiteti i prindërve apo vogëlushes së tyre. /Blitz.al/


7640e132-f639-4037-89c9-fa29b2f37965_1488222729000 by revistaime

Shperndaje