Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, moti i keq, probleme në veri të vendit

Itali, moti i keq, probleme në veri të vendit
November 24
12:45 2016

Italia është përfshirë nga moti i keq, kryesisht në veri të vendit, ku reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë alarmuar autoritetet.

Në zonat e Ligurias e Piemontes, një sërë rrugësh janë mbyllur, pasi lumenjtë e zonës kanë dalë nga shtretërit, duke sjellë probleme e rrezikuar edhe jetë njerëzore. Më problematik është lumi Tanaro, që është fryrë së tepërmi dhe ka bllokuar disa rrugë.

Gjithashtu ka pasur alarm për lumin Po, më i madhi i Italisë, i cili nëse del nga shtrati mund të shkaktojë probleme katastrofike në vend. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje

Na pelqeni ne facebook