Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, kapen 800 kg kanabis. Arrestohen 4 shqiptarë

Itali, kapen 800 kg kanabis. Arrestohen 4 shqiptarë
December 01
12:33 2016

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur nga skuadra policore e kuesturës në zonën e Lecces.

800 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria është sekuestruar dhe në pranga raportohet se kanë rënë 4 shqiptarë. Gjithashtu është gjetur një kallashnikov dhe një sasi prej 250 gramësh kokainë.

Dy shqiptarët e parë janë arrestuar menjëherë pasi në bagazhin e makinës së tyre është sekuestruar një sasi prej 70 kg marijuanë, si edhe kallashnikovi.

Një tjetër shqiptar u arrestua pasi në kamionin që drejtonte u gjetën 130 kg marijuanë.

Dhe një shqiptar i katërt gjithashtu u arrestua me 100 kg kanabis në makinën e tij.

500 kg e tjerë u gjetën në fshatin Acaya.

E gjithë sasia e drogës mësohet se kishte shkuar nga Shqipëria dhe pritej të shpërndahej në tregun italian. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje