Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, humb jetën shqiptarja. E shtyp makina dhe bllokohet poshtë automjetit

Itali, humb jetën shqiptarja. E shtyp makina dhe bllokohet poshtë automjetit
November 15
09:38 2016

Një 45-vjeçare shqiptare ka humbur jetën ditën e djeshme  në Itali pasi është shtypur nga një makinë.  Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 të ditës së hënë në Ponsaço të Italisë dhe siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për shtetasen Diana Brahimi, nënë e tre fëmijëve.

Brahimi ishte duke ecur në trotuar në rrugën “Di Vittorio”, kur është shtypur nga një makinë që drejtohej nga një italian i moshuar. Viktima ka mbetur e bllokuar poshtë automjetit dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që me jastëk me ajër dhe me ndihmën e një vinçi arritën të ngrinin makinën në ajër dhe të nxirrnin nga poshtë saj trupin e shqiptares.

Personi që ndodhej në timonin e makinës është një mashkull i moshuar rreth të 90-ave, i cili pas aksidentit u shtrua në spital  në gjendje shoku. Mendohet se  italiani ka humbur kontrollin e makinës dhe përfundoi mbi trotuar duke shtypur shqiptaren./Blitz.al/

Komento
Shperndaje