Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, gjyshi shqiptar vdes në aksident, por i shpëton jetën mbesës

Itali, gjyshi shqiptar vdes në aksident, por i shpëton jetën mbesës
October 08
16:07 2016

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku ka mbetur i vdekur një shtetas shqiptar. Aksidenti është shënuar mbrëmjen e së premtes në Padova të Italisë, në rrugën “Caltana”.

Një i moshuar, i identifikuar si Novruz Hasa, 79 vjeç, teksa ka parë që një makinë po vinte me shpejtësi në drejtim të tij, ka shtyrë karrocën ku flinte mbesa 2-vjeçare dhe ka mbetur në mes të rrugës, ku është përplasur për vdekje nga mjeti.

Mediat italiane, të cilat kanë shkruar për këtë gjest heroik të të moshuarit shqiptar, kanë publikuar edhe foto nga vendngjarja, ku duket edhe karroca e fëmijës në rrugë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje