Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, ekzekutohet me armë zjarri 40-vjeçari shqiptar

May 26
09:51 2016

Një shtetas shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Rimini të Italisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në afërsi të banesës së tij.

Viktima është identifikuar si Petrit Nikolli 40 vjeç, baba i tre fëmijëve, ndërkohë që mësohet se bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së katërt. Shqiptari punonte si zejtar dhe dyshohet se përpara ngjarjes, ka debatuar me disa persona të tjerë.

Banorët që dëgjuan të shtënat shkuan menjëherë në vendngjarje dhe lajmëruan ambulancën. Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet e kësaj ngjarje apo autorët. Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Etiketimet
Shperndaje