Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali e Francë, nesër myslimanët në kisha për t’u bashkuar kundër terrorizmit

Itali e Francë, nesër myslimanët në kisha për t’u bashkuar kundër terrorizmit
July 30
10:47 2016

“Është një gjest i jashtëzakonshëm, që nxjerr “jashtë loje” ata që duan të përçajnë, ata që duan një strategji terrori”.

Kështu shprehet don Ivan Maffeis për iniciativën e Qendrës së Kultit Mysliman francez, anëtarët e të cilit kanë vendosur të shkojnë në disa kisha të disa prej qyteteve të mëdha franceze në shenjë solidarizimi për viktimat e akteve terroriste të ndodhura së fundmi në Nice e në Rouen.

Ky gjest paqeje, ku ftohen të gjithë myslimanët të marrin pjesë, është pritur mirë edhe në Itali nga komunitetet islame, të cilat kanë deklaruar pjesëmarrjen e tyre nëpër kisha për të përshëndetur priftërinjtë.

Në Francë, katedralet e kishat në Paris, Lyon, Marseille, Gap, Embrun, Rennes, Lille, Perpignan, ndërsa në Itali, kishat në Roma, Milano, Novara, Genova, Verona, Palermo dhe Agrigento do të mbushen nga myslimanët ditën e nesërme, para meshës së të dielës.

“Do të ishte një gjë e madhe. Edhe sikur 1 në 10 persona, ndër 5 milionë myslimanët që jetojnë në Francë, t’i përgjigjej apelit, do të ishte e mrekullueshme”, – u shpreh rreth kësaj iniciative gazeta katolike “Avvenire”, duke dëshmuar se ky është një gjest shpresëdhënës, që godet fort kërcënuesit e paqes. /Blitz.al/

Komento