Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali – Avioni i mallrave del nga pista, përfundon në rrugë

August 05
09:54 2016

...

Një avion mallrash ka dalë nga pista gjatë uljes në aeroportin e Bergamos – Orio al Serio, në Itali.

Avioni i tipit BCS 7332 i DHL-së, i cili vinte nga Parisi, nuk arriti të bënte ulje normale.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil (Enac), e cila ka precizuar se aeroporti është mbyllur.
Incidenti ka ndodhur rreth orën 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme. Ekuipazhi i përbërë nga kapiteni dhe oficeri i parë nuk u dëmtuan.

Avioni i mallrave në rënie ka çarë gardhin rrethues duke “pushtuar” kështu një pjesë së rrugës që shkon drejt portit, por fatmirësisht nuk kishte asnjë njeri aty afër. Zjarrfikësit kanë konfirmuar se nuk ka asnjë të plagosur.

Një incident i tillë ka futur në kaos të gjithë rrjetin e fluturimeve të aeroportit, që fillimisht u mbyll për t’u rihapur rreth orës 07:00, jo me aktivitet të plotë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje