Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali – Arrestohet shqiptari, shfrytëzonte të miturat për prostitucion

August 04
16:39 2016

...

Policia e Torinos  ka lëshuar dy mandate arresti ndaj një 28-vjeçari  shqiptar pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.  Bëhet fjalë për shtetasin Besnik Metushi i cili ndodhet aktualisht në burg për vrasjen e një ish-polici, një ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Në bashkëpunim me një shtetase rumune Korina Elena Vasilas,  ata kanë shfrytëzuar vajza nga Europa Lindore kryesisht minorene me origjinë nga  Bullgaria, Rumani dhe Shqipëria. Thuhet se vajzat mashtroheshin nga bashkëpunëtorja rumune e Metushit dhe më pas shiteshin te rrjeti i shqiptarëve të cilët i shfrytëzonin vajzat për prostitucion./Blitz.al/

Komento
Shperndaje