Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, arrestohen “skifterët” shqiptarë, ishin kthyer në tmerrin e banorëve

Itali, arrestohen “skifterët” shqiptarë, ishin kthyer në tmerrin e banorëve
March 22
14:47 2017

Karabinierët italianë të Genoa-s kanë bërë me dije se vunë në pranga 3 persona që kryenin vjedhje të organizuar me njëri-tjetrin.

Të tre këta shtetas janë shqiptarë dhe akuzohen për vjedhje kryesisht të banesave në këtë zonë, vjedhje të bëra në lagjet e cilësuara si të të pasurve.

Mediat italiane kanë raportuar se vjedhjet kanë nisur që prej vitit 2015 e kanë vijuar më tepër se 1 vit, por pa mundur të kapen, pavarësisht hetimeve në vijimësi të policisë.

Pas muajsh të tëra hetimesh është konkluduar të zbardhen identitetet e tyre në muajin dhjetor e që atëherë janë shpallur në kërkim.

Pasi ka zbuluar ku qëndronin, policia vendosi në pranga shtetasit Gjon Ndou, 34 vjeç, Ermal Xhemaj, 31 vjeç dhe Kristjan Ndoj, 25 vjeç.

Ata akuzohen se janë autorët e grabitjeve në shumë banesa të Genoas dhe qyteteve përreth, duke hyrë kryesisht nga dritaret. /Blitz.al/

Shperndaje