Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali – 3.8 tonë marijuanë në automjetin e shqiptarëve në Leçe, 9 shqiptarë në pranga

September 09
14:55 2016

 

Nga Anduena Llabani

3 tonë e 800 kg marijuanë e sekuestruar dhe 11 persona të arrestuar, mes të cilëve 9 shtetas shqiptarë e 2 italianë. Bilanci i dy operacioneve të konkluduara mëngjesin e sotëm në rajonin e Pulias në Itali nga Policia Financiare e qytetit të Leçes çoi në zbulimin e ngarkesës.

Operacioni i parë policor është ekzekutuar në afërsi të komunës Giorgilorio, ku brenda një ndërtese të braktisur janë sekuestruar 2 tonë e 720 kg marijuanë.

Përgjatë këtij operacioni janë arrestuar 6 persona 4 shtetas shqiptarë e 2 italianë.

I dyti u ekzekutua pas një kontrolli rrugor në afërsi të komunës së Ceranos.

Në një automjet të tipit “Fiat Iveco” janë sekuestruar 1 ton e 200 kg marijuanë si dhe u arrestuan 2  shqiptarë që po udhëtonin me të. Në kërkim janë shpallur 3 shtetas të tjerë shqiptarë. Emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë, pasi operacioni nuk ka përfunduar ende me arrestimin e të gjithë grupit të trafikut. /Blitz.al/

Shperndaje