Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISSH: Nga 1 nëntori, ish-ushtarakëve do t’u kthehet borxhi

ISSH: Nga 1 nëntori, ish-ushtarakëve do t’u kthehet borxhi
October 31
14:09 2016

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hodo, ka bërë me dije se nga 1 nëntori, ish-ushtarakët e prekur nga Akti Normativ i 2010-s do të përfitojnë edhe shtesën. Për 5400 ushtarakët, pagesat do të kryhen me këste deri në muajin maj të 2017-s.

Në një intervistë për “Panorama”, drejtori i ISSH-së, Astrit Hodo, deklaroi se shuma e debisë së mbajtur është e ndryshme dhe varion nga 1 lek në 500 mijë lekë.

“Në rast se një ish-ushtarak ka debit të shlyer prej 52.500  lekësh, kjo shumë do t’i jepet në muajin nëntor 15 000 lekë dhe pjesa e mbetur prej 37 500 lekësh do t’i jepet në tre këste, përkatësisht në muajin dhjetor 15 000 lekë, në muajin janar 15 000 lekë dhe në muajin shkurt pjesa e mbetur prej 7500 lekësh. Në rastet kur shuma që do të kthehet është më e madhe, atëherë në muajin nëntor do të marrë 15 mijë lekë dhe në muajt e tjerë do të marrë 1/6 e shumës deri në muajin maj. Sakaq, e menjëhershme dhe e plotë do të kryhet pagesa për ata që kanë për të përfituar më pak se 15 mijë lekë”, – ilustron Hodo. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje