Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS “voton” për Donald Trump

ISIS “voton” për Donald Trump
August 30
10:10 2016

ISIS bën tifo për Donald Trump për në Shtëpinë e Bardhë!

Bazuar në disa intervista apo në komentet e ndryshme në rrjetet sociale të militantëve të Kalifatit, retorika anti-islam dhe deklaratat e tij sulmuese e bëjnë Trump armikun perfekt.
Sipas asaj që raporton “Foreign Affairs”, në këtë mënyrë kandidati për president i SHBA-ve kontribuon në radikalizimin e myslimanëve në Europë e përtej.

Nga ana tjetër, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Hillary Clinton, pasi ashtu si Barack Obama, kandidatja demokrate është shprehur gjithnjë se nuk është islami armiku i vërtetë, duke mënjanuar demonizimin e myslimanëve.

Sipas ndjekësve të ISIS-it, impulsiviteti i Trump do t’i dobësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kalimin e kohës dhe atëherë do të vijë dita e “betejës finale”, kur ata do të mund të triumfojnë ndaj armiqve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje