Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS publikon një tjetër video, 5 fëmijë vrasin pengjet kurdë

ISIS publikon një tjetër video, 5 fëmijë vrasin pengjet kurdë
August 27
17:30 2016

Shteti Islamik ka publikuar një tjetër video propagandistike ku duken pesë fëmijë që propagandojnë në mënyrë të frikshme. Në videon 9 minutëshe, që dyshohet të jetë regjistruar në Raqqa, fëmijët e veshur me kamuflime ushtarake shfaqen duke mbajtur armët në duar dhe duke bërtitur në gjuhën arabe.

Ata janë identifikuar si shtetas britanik, kurd, egjiptian, tunizian dhe uzbek. Konkretisht si: Yousouf Al-Ozbaki, Ebu Fuad Al-Kurdi, Ebu Is’hak El-Masri dhe Abu Abdalla El-Britani, emri i të cilit tregon se ai është britanik. Ndërsa pesë pengjet e veshur me “uniforma” portokalli, janë identifikuar si kurdë.

“ISIS dëshiron për ju që të dini se fëmijët e tyre do të vazhdojnë xhihadin. Për ISIS, kjo është një shfaqje e fuqisë, që edhe fëmijët e tyre të vegjël janë të aftë t’i përkushtohen dhunës.”, tha Ryan Mauro, një analist i sigurisë kombëtare në projektin “Clarion”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje