Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS paralajmëron për sulme terroriste në “Eurovizion”, në panik Suedia

ISIS paralajmëron për sulme terroriste në “Eurovizion”, në panik Suedia
April 29
13:58 2016

“Eurovizioni” do të mbahet në datën 14 maj në arenën Globe të Stokholmit, që mund të mbajë deri në 16 mijë pjesëmarrës.

Por një paralajmërim nga ISIS ka bërë që strukturat që po merren me organizimin e spektaklit të vihen në lëvizje e të kërkojnë ndihmën e policisë për të monitoruar gjithçka ndodh.

Shërbimet e sigurisë në Suedi kanë thënë se janë tetë pjesëtare të ISIS-it të cilët aktualisht gjenden në Stokholm dhe mund të kryejnë një sulm pikërisht në ditët që do të mbahet “Eurovizioni”.

Ende nuk ka dalë një deklaratë nga instancat e larta suedeze për masat e sigurisë që do të marrin për realizimin e një spektakli, që nuk duhet të përfundojë në masakra terroriste si ato të Parisit dhe Brukselit.

 

Shperndaje