Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS mund ta sulmojë sërish Europën

ISIS mund ta sulmojë sërish Europën
December 02
10:20 2016

Pas sulmeve të përgjakshme në Francë e Belgjikë përgjatë këtij viti, EUROPOL ka rikthyer frikën e sulmeve të mundshme nga organizata terroriste ISIS.

Zyrtarët e agjencisë policore thanë se mundësia më e madhe për sulme është në ato vende që kanë ushtarë që luftojnë kundër ISIS-it në Irak apo Siri, por kjo nuk përjashton nga mundësia e sulmeve edhe vende të tjera europiane.

Në bazë të hetimeve të kryera përgjatë kësaj kohe janë arrestuar dhjetëra persona që jetojnë në Europë për shkak të lidhjeve të tyre të mundshme me pjesë të ISIS-it dhe si planifikues të akteve të mundshme terroriste.

Që pas sulmeve ne Paris e Bruksel, autoritetet policore europiane kanë shtuar jashtëzakonisht masat parandaluese për terrorizëm në territorin europian. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje