Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Kabul, shkon në 61 numri i viktimave

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Kabul, shkon në 61 numri i viktimave
July 23
15:52 2016

Një shpërthim ka tronditur sot kryeqytetin afgan, Kabul. Si pasojë e një shpërthimi në mes të një marshi protestues kanë humbur jetën 61 persona dhe janë plagosur 207 të tjerë. Fillimisht u raportua për 20 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur, por numri është rritur, përcjell Blitz.al.

Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Amaq. Nga ana tjetër, talebanët mohuan përfshirjen e tyre në shpërthimin vetëvrasës të shënuar në Kabul.

Shpërthimi ndodhi në sheshin “Deh Mazang”, ku protestuesit e minoritetit Hazara marshuan duke kërkuar ndryshimet në rrugën e planifikuar te linjës së energjisë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje