Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS merr përgjegjësinë e sulmeve në Bruksel

ISIS merr përgjegjësinë e sulmeve në Bruksel
March 22
16:28 2016

Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve të shënuara ditën e sotme në Bruksel. Përmes një deklarate, ai pretendon autorësinë e sulmeve.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik kryen një seri sulmesh ditën e martë në Bruksel, përqendruar në aeroportin dhe stacionin metror të kryeqytetit të Belgjikës, vend pjesëmarrës i koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik. Luftëtarët e ISIS-it hapën zjarr në aeroportin “Zaventeem” dhe në stacionin e metrosë “Maalbeek”. Këto sulme shkaktuan më shumë se 230 të vdekur dhe të plagosur”,- thuhet në deklaratën e ISIS.

Etiketimet
Shperndaje