Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS konfirmon vdekjen e të shumëkërkuarit të Washingtonit: Ka vdekur në Irak “ministri i Luftës”

ISIS konfirmon vdekjen e të shumëkërkuarit të Washingtonit: Ka vdekur në Irak “ministri i Luftës”
July 14
12:21 2016

Shteti Islamik ka bërë me dije vdekjen e Omar al-Shishani, komandant i lartë i Shtetit Islamik në Irak dhe Levant. Duke cituar një burim ushtarak, ISIS deklaroi se Shishani u vra në qytetin Sharqat, duke mos saktësuar se kur u vra. Në njoftim citohet se vrasja e tij është një humbje dhe goditje e madhe për Shtetin Islamik.

Pentagoni njoftoi gjatë muajit Mars se forcat amerikane kishin vrarë Omar al-Shishani, duke u shprehur se vdekja e tij do të pengonte zhvillimin e sulmeve të ISIS në Irak apo Siri.

Në artikullin e saj, “Al Jazeera” shkruan se Omar al-Shishani ishte një personalitet i madh i ISIS, i cili mbështetej nga të gjithë. Ai luftoi si një rebel çeçen kundër forcave ruse përpara se të bashkohej me ushtrinë e Gjeorgjisë në 2006-n, me të cilën luftoi rusët përsëri në Gjeorgji në vitin 2008. Më vonë u rishfaq në veri të Sirisë si komandant i një grupi të luftëtarëve të huaj dhe më pas u caktua si udhëheqës i lartë brenda strukturave të Shtetit Islamik.

Shishani, emri i vërtetë i të cilit ishte Tarkhan Batirashvili, ishte një ndër udhëheqësit e ISIS më të kërkuar nga Washingtoni që kishte vendosur një shpërblim të majmë për kokën e tij.

Komento
Etiketimet
Shperndaje