Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS kërcënon sërish Romën. Papa në shënjestër

ISIS kërcënon sërish Romën. Papa në shënjestër
June 07
18:06 2016

“Ata duan Raqqan, ne duam Romën!”

Me këtë titull është dokumenti i publikuar në rrjet nga ISIS, që kërcënon kryeqytetin Italian, për ta cilësuar atë më pas një ‘çerdhe’ të Vatikanit.
Ky është kërcënimi i dytë brenda 4 ditëve, që paralajmëron se rrugët e Romës “do të lagen nga gjaku i qytetarëve”.

“Ju doni Raqqan sepse drejtohet nga ligji i Allahut, ne duam që Roma të drejtohet nga ligji i Allahut! Po, është pikërisht ky qytet që duam për shkak se ‘strehon’ Vatikanin, vendin e Papës nga i cili nisën luftërat e kryqtarëve të drejtuara përherë kundër myslimanëve!” – shkruhet në tekst.

Më tej lexohet se të vetmit që do të shpëtojnë do të jenë ata që do t’i bashkohen islamit!

Komento
Etiketimet
Shperndaje