ISIS kërcënon sërish – Lajmëron sulme në aeroportet në Londër, Los Angeles, New York

July 02
13:21
2016
Grupe të lidhura me ISIS kanë festuar sulmin e ditës së sotme në Daka të Bangladeshit, ku mbetën të vrarë të paktën 20 persona.
Grupi “Ushtria e Bijve të Kalifatit” ka publikuar në internet një poster ku duket një person i armatosur dhe imazhet e viktimave të restorantit ku ndodhi sulmi.
“Kryqtarë, ju, familjet dhe miqtë tuaj, jeni të gjithë shënjestër. Do ju vrasim edhe në ëndrrat tuaja!” – shkruhet në poster në gjuhën arabe e angleze.
Por, si të mos mjaftonte kjo, disa adresa pro ISIS në Twitter kanë lëshuar deklarata të tjera të forta, ku paralajmërojnë sulme për datën 4 korrik, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Pavarësinë.
Gjithashtu paralajmërohen sulme të mundshme në aeroportet e Londrës, të Los Angelesit apo në New York.